Lennox Lewis tregon se cili boksier do t’i sillte më së shumti telashe

Ish kampioni i padiskutueshëm, Lennox Lewis, ka treguar se cili nga boksierët, në gjithë historinë, do t’i sillte atij më së shumti probleme, në kulmin e karrierës së tij.

Sport

15/03/2019 23:30

Duke pasur parasysh se historia e boksit njeh emra si Muhammad Ali, apo Mike Tyson, përgjigja e Lewis mund t’iu befasojë.

Lewis ka thënë se bashkëkombësi i tij, Tyson Fury, do të ishte më i zorshmi për t’u mposhtur në një ring boksi.

“Mendoj se Tyson Fury do të hapte telashe sepse është shumë i madh. Do ta rrëzoja atë rreth raundit të 10-të. Por, ai do të hapte probleme” ka thënë Lewis për ‘TMZ’, transmeton lajmi.net.

Fury ka një karrierë profesioniste ku nuk ka pësuar asnjë humbje, vetëm një barazim, në duelin kundër Wilder.

Lennox Lewis në anën tjetër kishte regjistruar 44 duele, në të cilat 41 herë kishte triumfuar, 32 herë me nokauta. /Lajmi.net/