Lenjani letër Panuccit: ‘Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua’

Situata është tensionuar në kampin e kombëtare ‘kuq e zi’ në prag të ndeshjeve eliminatore për Euro 2020.

Sport

18/03/2019 19:52

Një ndër lojtarët që dha kontributin më të madh në rrugëtimin e shqipërisë për EURO 2016, Ermir Lenjani, është lënë jashtë listës së Chrstian Panucci.

Megjithatë, për fatin e zi të teknikut italian, grumbullimi i parë për këto eliminatore nuk shkoi mirë, me shfaqjen e tri lëndimeve.

Si pasojë, u shfaq nevoja që të ftohen tre lojtarë të tjerë, e ndër ta ishte Lenjani, që kishte refuzuar ftesën e trajnerit.

Pas këtyre ngjarjeve, anësori i majtë ka shkruar një letër për Panuccin, ku ndër të tjerash ka thënë se nuk do të paraqitet me kombëtaren deri sa Panucci është trajneri.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell postimin e plotë të Emir Lenjanit, të cilin e ka postuar në Facebook. /Lajmi.net/