Lenjani: I treguam botës se kush jemi

Superylli i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani ka thënë se fitorja e sotme ndaj Francës i ka treguar të gjithë botës në të vërtetë se kush është Shqipëria.

Sport

13/06/2015 23:12

Ermir Lenjani ka thënë se fitorja e Shqipërisë ndaj Francës ka bërë që t’i tregojë të gjithë botës se kush janë kuq e zinjtë.

“Kemi bërë një lojë shumë të mirë, kemi krijuar dhe skuadrën që kemi arritur një nivel shumë të lartë”.

“I kemi treguar të gjithë botës që mund të zhvillojmë ndeshje shumë, shumë të mira”.

“Kualifikimin e kemi në mendje të cilin nuk e largojmë kurrë”, përfundoi fjalët e tij Lenjani pas takimit.