Lenjani, arritje historike me skuadrën e tij

Lojtari i Kombëtares sone, ka bërë një rikthim historik me skuadrën e St. Gallen në ndeshjen e zhvilluar kundër Vaduzit.

Sport

24/11/2014 16:20

Skuadra e Ermir Lenjanit, St. Gallen ishte duke e humbur takimin me rezultat 3-0 deri në minutën e 72’. Mirëpo, më pas erdhi dhe e pabesueshmja. St. Gallen arriti që të barazojë rezultatin e takimit në 3-3.

Golashënuesit e tre golave për skuadrën e Lenjanit, që ishte në fushë nga minuta e parë, ishin Tafer 72’ Rodriguez 84’ dhe Russo 90+3.

“Sot përjetova ndër ndeshjet më emocionuese të St. Gallen. Kemi bërë një rikthim sensacional, ku ishim duke humbur 3-0 dhe në fund barazuam 3-3. Faleminderit për përkrahjen”, ishin fjalët e shkruar nga Lenjani në rrjetin social, Facebook.

St. Gallen është në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit të Ligës zvicerane me 26 pikë, nëntë më pak se lideri Baseli dhe shtatë më pak se skuadra që është në vendin e dytë, Zurich.