Lenglet + Dest + para: Barcelona ‘All-In’ për Kounde
Barcelona është vënë pas Jules Kounde.

Sport
Mbrojtësi francez i skuadrës së Sevilla, Jules Kounde është lojtari që pëlqehet nga Xavi Hernandez.
Trajneri i Barcelonës është i bindur se Kounde është partneri perfekt për Ronald Araujo, përcjell lajmi.net.
Si pasojë, skuadra është gati të nis një operacion për transferimin e lojtarit.
Meqë shuma për kartonin e tij është e madhe për t’u paguar, Barca ka një tjetër plan në mendje.
Katalanët duan të ofrojnë kartonin e Clement Lenglet, atë të Sergino Dest dhe disa para, në këmbim të kartonit të Kounde.
Francezi mbulon qendrën e mbrojtjes, por sipas nevojës mund të vendoset edhe në krah.
Përveç Barcelonës, edhe Chelsea është pas anëtarit të Sevilla. /Lajmi.net/