Lënë punën të gjithë policët e njësisë speciale pasi kolegët e tyre shtynë të moshuarin
Në Nju Jork, 57 oficerë policie kanë dhënë dorëheqjen në mbështetje të dy oficerëve që u pezulluan për shtyrjen në tokë të një burri të moshuar.

Lajme
Fillimisht u raportua nga policia se burri ishte rrëzuar, por pasi pamjet e ngjarjes filluan të qarkullojnë në mediat sociale, Komisioneri i Policisë Buffalo, Byron Lockwood i pezulloi të dy oficerët pa pagesë.
Por tani 57 oficerë policie kanë dhënë dorëheqjen nga njësia e reagimit emergjent në solidaritet me oficerët e pezulluar.
Ata akoma do të jenë të punësuar nga Departamenti i Policisë Buffalo, por nuk do të shërbejnë më në njësinë e reagimit emergjent.
John Evans, presidenti i Shoqatës Benevolent të Policisë Buffalo, tha që policia kishte dhënë dorëheqjen, sepse ata besojnë se oficerët që ishin pezulluar ishin thjesht duke bërë punën e tyre.
Sipas Buffalo News, ai tha:
Pozicioni ynë është që këta oficerë ishin thjesht duke ndjekur urdhërat e Zëvendës Komisionerit të Policisë Joseph Gramaglia, për të pastruar sheshin. Ata thjesht po kryenin punën e tyre.
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, dënoi oficerët e përfshirë, duke e përshkruar incidentin si ‘tërësisht të pajustifikuar dhe tërësisht të turpshëm’.