Lëndohet Xavi, mungon një javë

Xavi Hernandez ka pësuar lëndim ndaj Atletico Madridit dhe do të mungojë një javë. Sidoqoftë, mesfushori spanjoll nuk e rrezikon pjesëmarrjen në Botëror.

Sport

20/05/2014 10:27

Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Xavi do të jetë jashtë fushës së blertë për një javë, për shkak të problemeve fizike.

Përfaqësuesi spanjoll e pësoi lëndimin në barazimin 1:1 ndaj Atletico Madrid në Camp Nou, por kjo nuk do të ja pamundësojë pjesëmarrjen në Botëror, respektivisht në duelin e 13 qershorit ndaj Holandës.

“Xavi ka pësuar lëndim në shpinë, gjatë ndeshjes së të shtunës dhe testet e bëra të hënën e kanë konfirmuar lëndimin dhe ai do të mbetet jashtë për një javë”, ka shkruar uebfaqja e Barcelonës.

Xavi ka zhvilluar 130 ndeshje me Spanjën, e cila do të luajë edhe me Kilin dhe Australinë në Grupin B të Botërorit.