Lëndohet Shaqiri
Lajm i keq për Bayern Munichun. Pas Thiagos, Diego Contentos, Tom Strongut, Lukas Raederit dhe Holger Badstuberit, tani, edhe Xherdan Shaqiri duhet të pushojë. Uebfaqja zyrtare e gjigantit bavarez ka njoftuar se ylli kosovar ka pësuar një tërheqje në kofshën e këmbës së djathtë në humbjen 1:0 nga Augsburg dhe për këtë arsye u desh…

Sport
Lajm i keq për Bayern Munichun. Pas Thiagos, Diego Contentos, Tom Strongut, Lukas Raederit dhe Holger Badstuberit, tani, edhe Xherdan Shaqiri duhet të pushojë.
Uebfaqja zyrtare e gjigantit bavarez ka njoftuar se ylli kosovar ka pësuar një tërheqje në kofshën e këmbës së djathtë në humbjen 1:0 nga Augsburg dhe për këtë arsye u desh të zëvendësohej pas përfundimit të pjesës së parë nga trajneri Pep Guardiola.
Ende nuk është bërë e ditur periudha e saktë se sa do të mungojë ai, mirëpo gjasat që Shaqiri të jetë gati për ndeshjen e kthimit kundër Manchester Unitedit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.
Për këtë duel do të mungojë edhe Bastian Schëeinsteiger dhe Javi Martinez, të suspenduar.