Lëndohet sërish Ibrahimoviq, kaq do t’i mungojë Milanit

Zlatan Ibrahimoviq është lënduar sërish dhe këtë herë do të jetë jashtë fushës për rreth dy javë. Sulmuesi suedez ka pësuar një lëndim të ri në muskulin e këmbës së djathtë gjatë humbjes 3:0 të Suedisë ndaj Belgjikës. Ibrahimoviq luajti vetëm 17 minuta në ndeshjen kundër Belgjikës në eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe më pas…

Sport

30/03/2023 19:40

Zlatan Ibrahimoviq është lënduar sërish dhe këtë herë do të jetë jashtë fushës për rreth dy javë.

Sulmuesi suedez ka pësuar një lëndim të ri në muskulin e këmbës së djathtë gjatë humbjes 3:0 të Suedisë ndaj Belgjikës.

Ibrahimoviq luajti vetëm 17 minuta në ndeshjen kundër Belgjikës në eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe më pas tri ditë më vonë humbi ndeshjen kundër Azerbajxhanit.

Suedia e fitoi 5:0 dhe kështu fitoi pikët e para në kualifikueset për “Euro 2024”.

Lëndimi i Ibrahimoviq raportohet të jetë i lehtë dhe nuk ka panik në Milano, por kërkohet kujdes sepse ai vetëm së fundi është rikthyer pas një pauze nëntë mujore për shkak të lëndimit në gju.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore do të monitorohet rregullisht./Lajmi.net/