Lëndohet Robertson, mund të mungoj gjatë

Liverpool mbrëmë zhvilloi ndeshjen e parafundit të turit parsezonal para fillimit të kampanjës së Premier League.

Sport

09/08/2021 12:26

Në miqësoren e mbrëmshme mes Liverpool dhe Athletic Bilbaos e cila përfundoi me barazim 1-1, ‘Të Kuqtë’ morën një goditje të madhe pasi i’u lëndua mbrojtësi i majtë, Andy Robertson.

Në dukje të parë lëndimi dukej mjaft serioz, megjithatë ai gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet disa ekaminimeve për të kuptuar shkallën e lëndimit.

”Ne nuk e dimë për momentin sa serioz është. Ishte shumë e dhimbshme dhe kjo është arsyeja pse Andy u largua,” theksoi Klopp kur u pyet për lëndimin e Robertson.

Skocezi 27-vjeçar ka qenë kyç viteve të fundit tek Liverpool, duke qenë i padiskutueshëm në krahun e majtë.

Robertson edhe statistikisht qëndron nga më të mirët në kampionatin anglez që kur i’i bashkua klubit ‘The Reds’.

Sipas ‘Squawkas’, që kur Andy Robertson i’u bashkua ‘Të Kuqve’, ai ka regjistruar më shumë asistime se ndonjë mbrojtës tjetër në kampionat gjatë kësaj periudhe.