Lëndohet Reus, shokohet Gjermania
Marco Reus e ka pësuar një lëndim të rëndë në miqësoren e së premtes ndaj Armenisë, duke e rrezikuar pjesëmarrjen në Botëror. Ylli i Dortmundit e lëndoi nyjën e këmbës së majtë, duke e shokuar Gjermaninë.
Sport
Gjermania është shokuar nga lëndimi i pësuar nga Marco Reus në miqësoren e së premtes mbrëma ndaj Armenisë.
Futbollisti i Borussia Dortmundit u largua nga fusha më ndihmën e mjekëve, pasi pësoi lëndim në nyjën e këmbës, vetëm një minutë para se të përfundonte ndeshja e zhvilluar në Mainz.
Reus e lëndoi këmbën e majtë, pas një dueli me mesfushorin armen, Artur Yedigaryan.
Gjermania nuk e ka konfirmuar ende ekzakt natyrën e lëndimit, por Reus pritet të mungojë në Botërorin e Brazilit.
25 vjeçari konsiderohej si titullar i padiskutueshëm në ekipin e vendit të tij në Botëror, që në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë, më 16 qershor.
Tash, Loë do të duhet të ngushëllohet me faktin se duhet ta zëvendësojë lojtarin me një futbollist tjetër.