Lëndohet Reus

Superylli i Dortmundit, Marco Reus ka pësuar një lëndim tjetër disa minuta më parë, në ndeshjen në kuadër të Kupës së Gjermanisë, që Dortmundi po e luan kundër Dinamo Dresdenit.

Sport

03/03/2015 21:20

Marco Reus si duket është lojtari më i pafatë në botë, pasi ka pësuar një lëndim tjetër në kuadër të DFB Pokal.

Ai është larguar në minutën e 25’ të takimit, duke u zëvendësuar nga Henrikh Mkhitaryan.

Edhe pse ende nuk ka arritur asnjë lajm zyrtar, mirëpo raportohet se Reus mund të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.