Lëndohet rëndë polici serb në Zveçan

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës i kombësisë serbe, me inicialet M. M. është lënduar rëndë mbrëmë rreth orës 19.50, kur në makinën zyrtare pranë së cilës ka qenë duke ndenjur është përplasur një automjet të cilin e ka drejtuar N. M., gjithashtu i nacionalitetit serb.

Lajme

02/12/2014 12:01

Polici është dërguar në shok-dhomë në spitalin e Mitrovicës me lëndime të rrezikshme për jetën, ka deklaruar për agjencinë shefi rajonal i operativës së Policisë së Kosovës Zhelko Bojiq, duke shtuar se personit që ka shkaktuar aksidentin i është caktuar arrest, raporton Tanjug.

Incidenti ka ndodhur në rrugën e fshatit Grabovc në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës kur makina e policisë ka qenë e parkuar në stacionin e autobusëve, ndërsa polici ka kryer kontroll rutinor të komunikacionit.

Vozitësi N. M. Gjithashtu është lënduar dhe është vendosur në spitalin e Mitrovicës ku e ruajnë pjesëtarë të policisë. Prokurori i ka caktuar masën e arrestit dhe rastin e ka cilësuar si tentim vrasjeje dhe shkaktim të aksidentit të komunikacionit, raporton Tanjug , transmeton Kosovapress.