Lëndohet rëndë një punëtor në Gjakovë, bie nga çatia

Një punëtor në Gjakovë është lënduar rëndë, pasi që kishte rënë nga çatia e një ndërtese.

Lajme

01/06/2020 10:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës në Gjakovë në ora 13:50 është lënduar rëndë një punëtor.

Siç bëhet e ditur, i njëjti derisa ishte duke kryer disa punime në demolimin e një çatie është rrëzuar nga një lartësi rreth 4 metra, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe inspektori i punës.

Ndërkaq, siç njoftim policia, viktima fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës e me pas për shkak të lëndimeve ka vazhduar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Në konsultim me prokurorin në cilësinë  e të dyshuarit është intervistuar pronari i firmës i cili me pas është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/