Lëndohet Neymar

Në prag të fillimit të sezonit të ri në La Ligë, Barcelona ka marrë një goditje të rëndë. Sulmuesi Neymar është lënduar në nyjën e këmbës dhe nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme.

Sport

22/08/2014 12:33

Pikërisht në kohën kur u rikuperua nga lëndimi i rëndë që pësoi në Kampionatin botëror me Brazilin, Neymar u dëmtua sërish.

Mediat spanjolle kanë njoftuar se sulmuesi ka tërhequr nyjën e këmbës së majtë dhe nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme, si dhe në konferencën e caktuar për shtyp.

Në vend të tij para gazetarëve do të jetë mesfushori Xavi Hernandez.

Kurse, së shpejti pritet që Barcelona të dalë me një komunikatë për të shpjeguar më detajisht dëmtimin e ri të Neymarit, lajm shumë i keq për trajnerin e ri Luis Enrique, vetëm një ditë para fillimit të sezonit të ri në La Ligë.