Lëndohet Nadal, por është i vendosur të luajë në gjysmëfinale

Rafael Nadal e ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes çerekfinale që e luajti dje ndaj amerikanit Taylor Fritz, në kuadër të Wimbeldonit.

Sport

07/07/2022 15:25

Numri 2 i botës në tenis, sipas medieve spanjolle, ka pësuar një çarje barku e cila është diku rreth 7 milimentra, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, kjo duket se nuk do ta pengojë aspak atë në dëshirën për të luajtur ndaj Nick Kyrgios që e pret në këtë fazë.

Ndeshja do të luhet nesër, më fillim nga ora 14:30. /Lajmi.net/