Lëndohet me tu transferuar në Bayern

Përforcimi më i ri i Bayern Munichut, Serdar Tasci, e ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Sport

03/02/2016 16:33

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer, e ka konfirmuar se transferimi i ri, Serdar Tacsi është lënduar në kokë.

Ai nuk ia doli të paraqitej as në prezantimin e tij pas këtij lëndimi, ndërsa pritet të rikthehet brenda 2-3 ditësh, përcjell Lajmi.net.

Mbrojtësi u transferua nga Spartak Moska në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, si mbulesë për Jerome Boatengun dhe Javi Martinezin të lënduar.