Lëndohet Marco Reus, mund të humb Kampionatin Botëror
Lojtari i Borussia Dortmund, Marco Reus ka pësuar një lëndim. Dortmund kanë qenë nikoqirë të Schalkes, në ndeshjen e xhiros së shtatë në Bundesligë. Takim ky që u fitua nga vendasit, me rezultat minimal 1:0, përcjell lajmi.net. Me atë triumf Dortmund mori kreun e tabelës, por lëndimi serioz i Reus jua zbehu gëzimin. Po rridhte…

Sport
Lojtari i Borussia Dortmund, Marco Reus ka pësuar një lëndim.
Dortmund kanë qenë nikoqirë të Schalkes, në ndeshjen e xhiros së shtatë në Bundesligë.
Takim ky që u fitua nga vendasit, me rezultat minimal 1:0, përcjell lajmi.net.
Me atë triumf Dortmund mori kreun e tabelës, por lëndimi serioz i Reus jua zbehu gëzimin.
Po rridhte minuta e 31`, kur gjermani pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës dhe mund të humb Kampionatin Botëror.
Reus u largua nga fusha më ndihmën e stafit mjekësor.
Mbetet të shihet pas ekzaminimeve mjekësore, nëse gjermani do rikuperohet për Botërorin, që fillon edhe dy muaj./Lajmi.net/