Lëndohet Luka Doncic, mungon ndeshjen e radhës

Ylli i Dallas Mavericks, Luka Doncic ka pësuar lëndim. Doncic po kalon në një sezon fenomenal në NBA, transmeton lajmi.net. Ai tashmë është bërë basketbollisti kyç i skuadrës, duke i ndihmuar ata drejt rezultateve pozitive. Megjithatë, ai në ndeshjen e fundit pësoi një lëndim dhe la parketin më herët se që ishte paraparë. Pas një…

Sport

28/01/2023 12:32

Ylli i Dallas Mavericks, Luka Doncic ka pësuar lëndim.

Doncic po kalon në një sezon fenomenal në NBA, transmeton lajmi.net.

Ai tashmë është bërë basketbollisti kyç i skuadrës, duke i ndihmuar ata drejt rezultateve pozitive.

Megjithatë, ai në ndeshjen e fundit pësoi një lëndim dhe la parketin më herët se që ishte paraparë.

Pas një lëndimi në kyçin e këmbës, ai u largua nga loja në çerekun e parë, në fitoren e Dallas ndaj Phoenix Suns (99-95).

Sipas gazetarit, Adrian Wojnarowski të ‘ESPN’, Mavericks njoftuan të premten në mbrëmje se Doncic do të humbasë ndeshjen e së shtunës mbrëma kundër Utah Jazz.

Mbetet të shihet nëse Dallas do ia dalin të marrin fitore pa yllin e tyre./Lajmi.net/