Lëndohet lojtari nga Kosova, mungon në ndeshjen me Turqinë

Futbollisti Migjen Basha nuk mund të riaftësohet dot për ndeshjen miqësore me Turqinë, e cila do të luhet më 13 nëntor.

Sport

09/11/2017 16:10

Pas disa seancave stërvitore të zhvilluara me lojtarin veçmas skuadrës, me një program të veçantë, mesfushori i ekipit kombëtar është larguar sot nga rezidenca e përfaqësuesja kuqezi në Antalia.

Ai do të vazhdojë të ndjekë fazën e rikuperimit pranë klubit të tij.

Trajneri Panucci, pas një konsultimi me stafin mjekësor të kuqezinjve, vendosi që lojtari të largohet për shkak se koha e rikuperimit është e gjatë dhe lojtari nuk mund të jetë gati për këtë miqësore.

Gjatë këtyre ditëve, Migjen Basha është stërvitur veçmas, por ka rezultuar se koha e riaftësimit të tij zgjat jo pak.

Ndërkaq, edhe për efekt kohe, trajneri Christian Panucci nuk do të thërrasë zëvendësues të ri, pas largimit të Bashës.

339843_ts_09-11-17_2819293290_