Lëndohet Higuain, rrezikon mungesën kundër Milan

Gonzalo Higuain ka pësuar një lëndim gjatë seancës së sotme stërvitore.

Sport

04/06/2020 17:02

Higuain rrezikon të humb gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milan, pas lëndimit që ka pësuar sot.

Sipas medieve italiane, sulmuesi argjentinas ndërpreu seancën stërvitore heret në ‘Continassa’, pas një problemi muskulor, transmeton lajmi.net.

Një komunikatë nga Juventus konfirmon problemin muskulor në këmbën e djathtë të lojtarit. Gjendja e tij do të monitorohet gjatë ditëve në vazhdim.

Kjo do të thotë se ai mund të jetë jashtë ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Italisë, e cila luhet më 12 qershor.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet nga ekzaminimet e mëtutjeshme nga stafi mjekësor i Juves. /Lajmi.net/