Lëndohet Higuain, mungon ndaj Sevillas
Lajm shumë i keq për Juventusin, para ndeshjes vendimtare ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve.

Sport
Sulmuesi kryesor i skaudrës, Gonzalo Higuain, ka pësuar një lëndim ndaj Pescaras.
Sipas mediave italiane, argjentinasi do të mungojë në ndeshjen ndaj spanjollëve në Andaluzi, përcjellë “Lajmi.net”.
Një lajm shumë i keq ky për Massimiliano Allegrin, pasi që kampioni italian kërkon me çdo kusht fitore për të dalë në vendin e parë në grup.
Sevilla-Juventus zhvillohet nesër në mbrëmje në ora 20:45.