Lëndohet Hamdi Salihi

Hamdi Salihi është lënduar në debutimin e tij në Superligën e Shqipërisë.

Sport

09/09/2015 19:19

Hamdi Salihi është lënduar në ndeshjen që Skëndërbeu e ka zhvilluar ndaj Vallznisë.

Sulmuesi në tentativë për të e mbërritur një top, është zgjatur më shumë se ç’duhet, gjë që i ka shkaktuar dhimbje në kofshë pastaj. Kjo ka ndikuar që lojtari menjëherë të zëvendësohet, raporton Sportal.

Informacionet e para që vinë nga stafi mjekësor korçar janë shqetësuese për gjendjen fizike të Salihit, i cili edhe mund të mungojë gjatë në skuadër.

Dyshohet që sulmuesi mund të ketë pësuar një tërheqje muskulore, e cila mund ta veje në dyshim aktivizimin e tij për ndeshjen e parë për Europa League ndaj turqve të Beshiktashit, më 17 shtator në “Elbasan Arena”.

Ekzaminimet e më specializuara do të përcaktojnë gjendjen dhe shkallën e dëmtimit të sulmuesit Hamdi Salihi, për të cilin dyshohet se mund të mungojë deri në 3 javë.