Lëndohet edhe Blaszczykowski

Jakub Blaszczykowski është lojtari i radhës i Dortmundit, i cili ka pësuar një lëndim dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për disa javë.

Sport

11/09/2014 18:01

Para disa ditëve, Dortmundi ka konfirmuar se lojtari kryesor i skuadrës, Marco Reus do të jetë jashtë fushave të lojës për diku rreth katër javë.

Sidoqoftë, skuadra gjermane sot ka marrë një tjetër lajm të keq nga stafi mjekësor.

Anësori 28 vjeçar do të jetë jashtë fushave të lojës për diku rreth katër javë, pasi ka pësuar një dëmtim të muskujt.

Nuri Sahin, Marco Reus, Oliver Kirch dhe Ji Dong janë lojtarët tjerë të Dortmundit të cilët janë të lënduar.