Lëndohet Contrao

Lajme të këqija për Carlo Ancelottin. Trajneri italian ka mbetur pa mbrojtësin e majtë, Fabio Contrao, i cili ka pësuar lëndim në stërvitjen e së dielës.

Sport

24/08/2014 19:23

Fabio Contrao nuk do të mund ta ndihmojë Real Madridin në ndeshjen e parë të La Ligas të hënën mbrëma.

Në fakt, mbrojtësi i majtë ka pësuar lëndim në gjurin e majtë në stërvitjen e së dielës, njofton klubi spanjoll.

Në orët në vazhdim do të dihet saktësisht se sa mund të mungojë Contrao. Në ndeshje me Cordoban pritet të luajë në të majtë braziliani Marcelo.