Lëndimi i Messit – këto janë të rejat e fundit

Lionel Messi është rikthyer në stërvitje te Barcelona, por duke u përgatitur në mënyrë specifike.

Sport

05/06/2020 11:55

Ylli argjentinas kishte pësuar një lëndim ditën e martë, duke u raportuar se mund të humbas ndeshjen e parë pas rifillimit të La Ligas kundër Mallorca.

Por, skuadra e Barcelonës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Lionel Messi ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë, dhe është duke u stërvitur në mënyrë specifike, përcjell lajmi.net.

Nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Mallorca, por mediet në Spanjë kanë raportuar se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të rikuperohet me kohë.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në La Liga, me 19 gola të shënuara./Lajmi.net/