Lëndimi i Fabinhos – nuk dihet nëse do të jetë gati ndaj Real Madridit

Mesfushori i Liverpool, Fabinho, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Aston Villas dhe nuk dihet sa do të mungojë.

Sport

11/05/2022 18:55

“Të Kuqtë” fituan me përmbysje 2-1 falë golave të Joel Matip dhe Sadio Mane, transmeton lajmi.net.

Por, në këtë ndeshje nuk shkoi gjithçka mirë, pasi mesfushori u desh ta linte para kohës fushën për shkak të një shqetësimi në këmbë, duke ia lënë vendin Jordan Hendersonit.

Raportet e fundit mjekësore thonë se ende nuk dihet se kur do të jetë 100% gati braziliani.

Ajo çka dihet aktualisht është fakti se 28-vjeçari po “lufton” që të jetë gati për këtë ndeshje.

Fabinho vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për formacionin e Jurgen Klopp që prej transferimit të tij nga Monaco në vitin 2018. /Lajmi.net/