Lëndimi i Ansu Fati – mësohet se sa do të mungojë lojtari

Është vendosur që Ansu Fati të mos i nënshtrohet operimit.

Sport

25/01/2022 14:12

Lojtar vuan nga dëmtimi i tendinit proksimal të bicepsit femoris të kofshës së majtë, dhe si pasojë ekzistonte rreziku se duhej t’i nënshtrohej operimit.

Faqja zyrtare e Barcelonës ka lajmëruar se lojtari nuk do të operohet por do të vazhdojë rikuperimin në mënyrë konservative.

Tani, raportime nga gazetarët spanjollë bëjnë të ditur se rikuperimi i Ansu Fati do të mungojë 7-10 javë, përcjell lajmi.net.

Në faqen zyrtare të Barcelonës thuhej se vlerësimi i gjendjes së lojtarit do të bëhet kohë pas kohe.

Disponimi i tij për lojë do të vlerësohet hap pas hapi me procesin e rikuperimit. Pra, faqja zyrtare e Barcës nuk jep ndonjë datë konkrete për rikuperimin e tij. /Lajmi.net/