Lëndimi i Alisson – Këto janë ndeshjet që Liverpool paraqitet pa portierin e parë

Java hapëse e Premierligës, anash fitores, solli lajme të zeza për skuadrën e Liverpool.

Sport

13/08/2019 09:30

‘The Reds’ arritën që të triumfojnë me rezultatin 4:1 në përballjen me Norwich, por ishte dëmtimi i Alisson Becker ai që ndali festën e tifozëve.

Alisson u detyrua ta lë fushën para kohe, duke pësuar një dëmtim në muskul, dëmtim për të cilin Klopp ka thënë se do  t’i marr portierit disa javë, përcjell lajmi.net.

Portieri do të mungojë deri në gjashtë javë, në të cilat Liverpool do të ketë edhe tre derbi, dy me Chelsea dhe një me Arsenal.

Më poshtë mund ta shihni tabelën e plotë me ndeshjet në të cilat Alisson pritet të mungojë për Liverpool.

Data 5 tetor shpresohet të jetë e fundit që braziliani e kalon jashtë fushës së blertë, shkaku i këtij lëndimi. /Lajmi.net/