Lëndim i rëndë i Rafinhas

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Rafinha do të mungojë për një kohë të gjatë pas lëndimit të rëndë në ligamentet e nyjës së këmbës. Braziliani thotë se është shumë i pikëlluar pas dëmtimit.

Sport

12/08/2014 09:50

Lajm shumë i keq për Pep Guardiolën dhe Bayern Munichun. Mbrojtësi i krahut Rafinha do të mungojë për një periudhë të gjatë pasi ka këputur ligamentet në nyjën e këmbës së majtë.

“Deri më tani përgatitjet kanë shkuar mirë. Jam tepër i pikëlluar”, deklaroi Rafinha për faqen zyrtare të kampionit të Bundesligës.

Rafinha mund të mungojë rreth 6 muaj andaj Guardiola mund të jetë i detyruar të ndërhyjë në tregun e futbollistëve për të gjetur një zëvendësim, së paku të përkohshëm deri në rikthimin e Rafinhas i cili në edicionet e fundit ka qenë mjaft i dobishëm për ekipin.