Lëkundjet sizmike nuk ndalen, sërish frikë në Itali

Sërish lëkundje tërmeti në qendër të Italisë, raportojnë këtë mëngjes mediat italiane, transmeton TCh.

Bota

06/09/2016 10:05

Mes lokaliteteve Amatriçe dhe Akumoli, të prekura nga tërmeti i rëndë i ditëve më parë, janë verifikuar dy të reja, 3.5 dhe 3.2 ballë, përkatësisht në orët 23:36 të së hënës dhe 02:18 të së martës.

Ndërkohë, një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar 49 minuta pas mesnate, në afërsi të lokalitetit Preçi, në Peruxha.

Për momentin nuk ka raportime për shembje të reja apo të lënduar.