Lëkundet sërish Shqipëria 1 muaj pas tërmetit të fortë të 21 shtatorit, ja ku ishte epiqendra

10:08 | 21 Tetor 2019

Foto arkiv

Vetëm një muaj pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8, që tronditi Shqipërinë, duke shkaktuar mjaft dëme në Tiranë dhe Durrës, lëkundje të tjera janë ndjerë mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm në vend, duke rikthyer panikun te qytetarët.

Lëkundjet e tokës janë shënuar mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm, këtë radhë të zhvendosura në veri të vendit.

Instituti i Gjeoshkencës njofton se lëkundja e parë është shënuar në orën 23:15, me magnitudë 3.1, 32 kilometra nga qyteti i Peshkopisë dhe 24 kilometra nga verilindja e Librazhdit, transmeton Balkanweb.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, në orën 07:25 është regjistruar lëkundja e dytë, me një magnitudë 2.4, sërish në qytetin e Librazhdit.