Lekndreaj largohet nga Prishtina

Basketbollisti shqiptar, Daniel Lekndreaj ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës.

Sport

12/04/2021 15:00

Lekndreaj i cili njëkohësisht është edhe përfaqësues i Kombëtares shqiptare, ka njoftuar largimin e tij nga Sigal Prishtina, transmeton lajmi.net.

Lekndreaj bëri të ditur lajmin në profilin e tij në Instagram, ku ka falënderuar klubin dhe tifozët dhe ka shpjeguar se vendimi i tij është tërësisht për arsye familjare.

“Ishte kënaqësi dhe privilegj për mua qe te luaj për ekipin e Prishtinës”, tha ai.

“Kam luajtur me zemër dhe jam munduar te jap maksimumin në çdo ndeshje. Jam i detyruar që për arsye familjare të mos jem më pjesë e ekipit qe nga dita e sotme”, shtoi ai.

“Falënderoj drejtuesit dhe stafin për besimin dhe mbështetjen qe me kane dhëne, duke mos harruar kurrsesi tifozët e zjarrte për te cilët do te ruaj gjithmonë respekt te madh PLISAT”, deklaroi Daniel Lekndreaj./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniel Lekndreaj (@daniel_lekndreaj)