Lekaj thotë se qeveria Haradinaj nuk do rrëzohet, fton Listën Serbe t’i ndalin kërcënimet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, atëherë pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

Lajme

10/03/2019 16:06

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj iu ka bërë thirrje të njëjtëve që t’i lënë anash kërcënimet.

Postimi i plotë:

Nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, atëhere pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

Prandaj, unë u bëjë thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet. /Lajmi.net/