Lekaj: Pas takimeve të fshehta me Veselin, VV u kthye në Kuvend (VIDEO)

Pal Lekaj, anëtarë i kryesisë së AAK-së, në Rrokum TV ka kritikuar ashpër Qeverinë, lidhur me demarkacionin dhe asociacionin.

Lajme

08/06/2016 22:07

Lekaj ka thënë se nuk ekziston asnjë afatizim sa i përket Demarkacionit dhe asnjë kushtëzhim për Asociacionin që lidhet me liberalizimin e vizave.

“Ky është trillim dhe është interes i Qeveriosë. Janë munduar të hutojnë qytetarët e Ksoovës dhe të godasin opozitën”, është shprehur Lekaj.

Lekaj thotë se nuk është penduar që ka hedhur gaz lotsjellës sepse sipas tij Qeveria ka mashtruar qytetarët dhe ka punuar në dëm të Kosovës.

Ndërkaq, duke folur për vendimin e Vetëvendosjes për tu kthyer në Kuvend, Lekaj ka thënë se kjo gjë ka ndodhur pas takimeve të fshehta me kryetarin e PDK-së, njëherësh kryeparlamentarin Kadri Veseli./lajmi.net

YouTube player