Lekaj: Nuk ndalemi derisa Kosovës të mos i kthehet Ramushi

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj e ka komentuar protestën e cila u mbajt sot në Prishtinë në mbështetje të Ramush Haradinajt.

Lajme

04/03/2017 15:32

Ai ka thënë, se numri i protestuesve ka treguar se qytetarët nuk do të ndalen derisa në Kosovë të mos kthehet Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net

“Sot, të bashkuar në numër kaq të madh, në Prishtinë ritreguam vendosmërinë tonë se nuk ndalemi derisa Kosovës të mos i kthehet #Çlirimtari saj, #RamushHaradinaj. Këtë mbështetje edhe ma madhështore e bëri prezenca e mikut Amerikan, ambasadori, William Walker dhe fjalët e tij për Ramushin. Falëminderit Kosovë e Shqiptarë”, ka shkruar Pal Lekaj në facebook. /Lajmi.net/