Lekaj: Nuk ka bashkëpunim me Kurtin, edhe sikur të na ofronte pozitën e kryeministrit

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, deklaroi se partia e tij assesi nuk do të hyjë në koalicion me Albin Kurtin. “JO, është e prerë. E kemi thënë qartë ne në AAK, që sikur Kurti të na ofrojë edhe pozitën e kryeministrit, nuk ka bashkëpunim”, deklaroi Lekaj në Klan. Tutje ai u shpreh se Kurti nuk…

Lajme

25/04/2025 19:07

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, deklaroi se partia e tij assesi nuk do të hyjë në koalicion me Albin Kurtin.

“JO, është e prerë. E kemi thënë qartë ne në AAK, që sikur Kurti të na ofrojë edhe pozitën e kryeministrit, nuk ka bashkëpunim”, deklaroi Lekaj në Klan.

Tutje ai u shpreh se Kurti nuk ka lënë figurë politike ose kryetarë të subjekteve politike pa i fyer këto katër vjet.