Lekaj në Gjakovë: Do mbështesim Skivjanin me zhvillim ekonomik e rritje të standardit jetësor (Foto)

Kandidati për deputet i AAK-së, Pal Lekaj përmes llogarisë personale në Facebook njofton se pas hapjës së fushatës në Prishtinë, zyrtarët e AAK-së kanë vizituar edhe banorët e Skivjanit të Gjakovës.

Lajme

31/05/2017 23:28

Sipas Lekajt, Skivjanit është vendi i cili në të gjitha rrethanat dhe etapat ka qenë bazamnet i zhvillimeve të mira në Gjakovë, prandaj AAK do e mbështesë edhe më tutje këtë vend përmes zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së standardit.

Ja postimi i tij:

Sonte, pas Prishtinës ku u bë ngjarja e madhe e fitores së madhe, hapja zyrtare e fushatës, bashkë me kolegë takuam shumë qytetarë në Skivjan të Gjakovës, vend ky i cili në të gjitha rrethanat dhe etapat ka qenë bazament i zhvillimeve për të mirën e Gjakovës.

Do të vazhdojmë me mbështetjen e tyre, për Ramushin kryeministër, prapë t’i dalim zot atdheut, tashmë në zhvillim ekonomik, bujqësi dhe investime të tjera që do ta ngrisin standartin jetësor të njerëzve të Gjakovës e krejt Kosovës.

Prandaj për Kosovën ka ardhur

#KohapërFillimineRi

18740369_1410456909014114_1215539668943564823_n 18892940_1410456905680781_8920513550444853976_n