Lekaj me kritika ndaj ministrisë së Infrastrukturës: Rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekje

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar deklarimi i deputetëve. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në deklarimin e tij kritika të shumta pati në drejtim të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, në lidhje me gjendjen e rrugëve të Kosovës. Lekaj tha se rrugët janë bërë rrugë të vdekjes. “Më shqetësuese është sot se rrugët e…

Lajme

31/10/2024 12:11

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar deklarimi i deputetëve.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në deklarimin e tij kritika të shumta pati në drejtim të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, në lidhje me gjendjen e rrugëve të Kosovës.

Lekaj tha se rrugët janë bërë rrugë të vdekjes.

“Më shqetësuese është sot se rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes dhe ta marrim rrugën për Gjilan. Nuk di se çka thotë ministri Liburn Aliu e zëvendësministri Durmishi dhe si mund të dalin e të krenohen me punën e tyre kur rrugët marrin jetëra. Nuk ka sinjalizim dhe është mjerim i Ministrisë përkatëse. Rruga Dollc-Gjakovë, që shtatë deputetë që vijnë nga Gjakova dhe është turp i kësaj Ministrie se si i ka lënë qytetarët e Gjakovës në ketë gjendje”,tha Lekaj.

Ai madhe tja se pas një muaji që është bërë shtesa e parë e rrugës, ajo është dëmtuar.

“Besoni se pas një muaji pasi e kanë bërë shtresën e parë, hajdeni dhe shkojmë ta këqyrim se në çfarë gjendje të mjerueshme e kanë lënë. Besoni se më kish ardhë turp me qenë ministër e me ndejt para deputetëve e me i lënë rrugët në atë gjendje”, tha Lekaj./Lajmi.net/