Lekaj: Më 28 dhjetor qytetarët do të ia tregojnë vendin Kurtit, as 40 % të votave s’do t’i marrë
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, është shprehur i bindur se VV-ja nuk do të marrë rezultat të mirë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka thënë se partia e Albin Kurtit nuk do të arrijë të marrë as 40 për qind të votave. Në emisionin “DPT te Fidani”, ai ka thënë se qytetarët…
Lajme
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, është shprehur i bindur se VV-ja nuk do të marrë rezultat të mirë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se partia e Albin Kurtit nuk do të arrijë të marrë as 40 për qind të votave.
Në emisionin “DPT te Fidani”, ai ka thënë se qytetarët do të ia tregojnë vendin Kurtit.
“Qytetari ka me vendosë më 28 dhjetor që me ia tregu vendin. Të jeni të bindur që as 40 për qind nuk do të marrin. Ne jemi gjallë e shëndosh dhe do të rikthehemi”, ka thënë Lekaj
Ai ka theksuar se i pari i VV-së ditën e zgjedhjeve do të kuptoj se veprimet e tij kanë qenë të gabuara.
“Unë mendoj që më 28 dhjetor, Kurti do të bindet se ka ndjekur një strategji të gabuar, duke menduar se qytetarët mashtrohen lehtë. Por qytetari ynë nuk mashtrohet”, është shprehur Lekaj.