Lekaj i fton gjermanët të investojnë në infrastrukturë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani.

Lajme

08/11/2017 22:23

Ai po shoqërohet në shtetin gjerman nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu.

“Në ditën e parë të vizitës zyrtare që po realizojmë, bashkë me deputeten, Teuta Haxhiu, në Gjermani në Republikën e Nordrhein-Westfalen (18 milion banorë, Republika më e zhvilluar në Gjermani dhe e pesta në Evropë) takova Presidentin e Parlamentit, z.Andre Kuper, me të cilin shumë miqësisht dhe hapur biseduam për rreth një orë për të arriturat e Kosovës dhe për sfidat që na presin, disa nga të cilat janë edhe në nivel bote, siç është siguria e njerëzve nga dukuritë negative”, ka bërë të ditur Lekaj.

“E falenderova z.Kuper për mbështetjen që e gjithë Republika Federale e Gjermanisë, e konkretisht ajo e Nord’hain Westfalen i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe e ftova që të vazhdojnë mbështetjen për përmbylljen e tranzicionit në Kosovë”, ka thënë Lekaj.

Ai ka treguar se temat kryesore ishin mbështetja për zhvillimin e infrastrukturës, sipas standardeve evropiane, sjellja e ekspertizës gjermane në modernizimin e hekurudhave, dhe hapja e shkollave profesionale për t’i materializuar investimet.

Ai ka thënë se ka ftuar Kuper që në kohën me të afërt ta vizitojë Kosovën, në mënyrë që t’i shohë mundësitë nga afër për investitorët gjermanë.

23244457_1563212550405215_8447600465720941439_n 23231520_1563212287071908_475170653718510015_n 23319318_1563211803738623_5256027105010969676_n 23318979_1563211320405338_4232331229416002856_n 23244257_1563211243738679_8931437737474585803_n