Lekaj: Çarshia po flet, kam dëgjuar për rrahje mes Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se ka dëgjuar se ka pasur përleshje fizike në mes të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrit të tij, Hysen Durmishit.

Lajme

10/06/2022 23:35

Ai këto deklarata i ka dhënë në T7, duke thënë se këto informata i ka përbrenda ministrisë ku qeverisin dy të përzgjedhurit e kryeministrit Kurti.

“Çarshia po flet por unë nuk kam ndonjë argument. Kam dëgjuar nëpër okulare se ka pasur përlamje fizike mes ministrit dhe zëvendësministrit por unë nuk jam ai që e vërtetojë”, deklaroi Lekaj.

“Unë kam dëgjuar por nuk e kam parë vetë, derisa nuk e shoh vetë s’mund të them se ka ndodhur kjo. Kam dëgjuar brenda ministrisë dhe në okulare, por flet Çarshia”, tha Lekaj.