Lejet e ndërtimit, nga 1 shtatori vetëm në mënyrë elektronike

Më 1 shtator, çdo aplikim për lejen e ndërtimit në Shqipëri do të mund të bëhet vetëm në mënyrë elektronike.  Pas dy ditësh do të nisë funksionimi i këtij shërbimi të ri.

Lajme

30/08/2016 15:26

Ky shërbim elektronik ofron mundësinë e aplikimit online për leje ndërtimi nëpërmjet portalit e-Albania.

Për çdo fazë në të cilën do të kalojë aplikimi, i interesuari do të njoftohet automatikisht me anë të email-it, si dhe do të mund të shihet statusi i aplikimit nëpërmjet shërbimit të gjurmueshmërisë.