Leipzig shtyen festën e Bayernit, Dortmundi shpreson deri në fund

As java e 33-të e Bundesligës nuk ka vendosur përfundimisht kampionin e këtij edicioni.

Sport

11/05/2019 17:24

Bayern kishte shansin ta siguronte edhe matematikisht titullin, por dështoi në udhëtim te Leipzig.

‘Bavarezët’ morën vetëm një pikë nga kjo ndeshje, pasi takimi u mbyll me rezultat të barabartë 0-0, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Leipzig para ndeshjes kishte thënë se do bënin çmos që Bayerni mos ta festonte titullin në stadiumin e tyre, dhe ia dolën.

Ekipi i Niko Kovac javën e ardhshme ndeshet me Eintracht Frankfurt, në ‘Allianz Arena’.

Dortmundi do shpresojë deri në fund për kampionin e Bundesligës, pasi arritën fitore 3-2 ndaj Dusseldorf.

Christian Pulisic (41’) në ndeshjet e fundit në stadiumin e ‘Verdhezinjëve’ i dha epërsinë vendasve, para se Fink (47’) të baraspeshonte gjithçka.

Delaney (53’) realizoi për  2-1, ndërsa Lukebakio i mysafirëve huqi mundësinë e artë për ta barazuar sërish rezultatin, pasi dëshoi nga penalltia. Mario Gotze çoi shifrat në 3-1 në fundin e ndeshjes, dhe pas pak minutave Kownacki vulosi rezultatin 3-2.

Ekipi i Favre ka dy pikë më pak se Bayerni, ndërsa në ndeshjen e fundit luan si mysafir i Monchengladbach. /Lajmi.net/