Leipzig merr fitore të rëndësishme ndaj Koln

RB Leipzig ka realizuar fitore 2:4 në udhëtim te Koln.

Sport

01/06/2020 22:24

Ndeshja pati shumë raste e gola, por në fund ia doli të triumfoi skuadra moderne e Leipzig.

Jhon Cordoba (7’) realizoi fillimisht për vendast, para se Patrick Schick (20’), Christopher Nkunku (38’) dhe Timo Werner (50’) përmbysën gjithçka.

Anthony Modeste (55’) ngushtoi sërish rezultatin, para se Dani Olmo (57’) të vuloste rezultatin përfundimtar.

Këtë ndeshje luajti për 59 minuta edhe mesfushori Elvis Rexhbeçaj.

RB Leipzig ngjitet në vendin e tretë me 58 pikë, kurse Koln në pozitën e 11 ka tubuar 34 pikë. /Lajmi.net/