Leipzig dhe Bayern ndajnë pikët në derbin e javës në Bundesliga

Ndeshja mes Bayern dhe Leipzig është mbyllur pa fitues.

Sport

14/09/2019 20:19

Bayern Munich ka luajtur në udhëtim kundër liderëve të Leipzig, në kuadër të xhiros së katërt në Bundesliga.

Ky takim u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, duke bërë që Leipzig të mbetet akoma në krye të tabelës.

Goli i parë i këtij takimi erdhi qysh në minutën e 3’ të takimit, nga Robert Lewandowski, raporton lajmi.net.

Përgjigja e vendasve erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë, me Forsberg që realizoi nga pika e bardhë.

Pas këtij takimi, Leipzig numëron 10 pikë në krye të tabelës, kurse Bayern në pozitën e tretë numëron 8 pikë. /Lajmi.net/