Leipzig 0-0 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Bayern Munich dështoi ta siguronte titullin e kampionit, një javë para fundit të këtij edicioni të Bundesligës.

Sport

11/05/2019 17:45

‘Bavarezët’ barazuan pa gola në udhëtim te Leipzig dhe kësisoj duhet të presin deri në javën e ardhshme për të festuar, në rast fitoreje ndaj Frankfurt.

Një ndeshje e cila u dominua nga ekipi i Niko Kovac, por që në fund doli me rezultat të barabartë, përcjell lajmi.net.

Paraqitje të mirë patën David Alaba, Nicklas Sule, Thiago Alcantara e Robert Lewandowski. Mesfushori spanjoll u vlerësuar si lojtari më i mirë i Bayernit këtë ndeshje,

Te vendasit, u dallua padyshim portieri Gulacsi që bëri pritje të jashtëzakonshme me plotë meritë u shpall si më i miri i ndeshjes.

Më poshtë mund të shihni vlerësimet e plota të të gjithë lojtarëve për këtë ndeshje. /Lajmi.net/