Leicesteri pas mesfushorit të Liverpoolit

Leicester City po planifikon t’i përforcojë ndjeshëm radhët e veta me afrimin e elementëve të rinj në skuadër.

Sport

19/02/2020 17:26

Ish-kampioni anglez e ka marrë seriozisht transferimin e mesfushorit anësor të Liverpoolit, Adam Lallana, i cili nuk bën  pjesë në planet e Jurgen Kloppit për sezonin e ri.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, marrëveshja mund të konsiderohet lehtë e arritshme pasiqë lojtari nuk po i ka minutat e duhura te Të Kuqtë, transmeton lajmi.net.

Duke marrë parasysh se kontrata e anglezit skadon në këtë verë, Dhelprat po menojnë që ta marrin lojtarin me parametra zero.

Skenari i tillë është lehtë i besueshëm meqenëse drejtuesit e kampionëve evropianë nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë kontratë të re ish-lojtarit të Southamptonit.

Në qoftë se arrihet marrëveshja në mes të palëve do të kishim një ribashkim të lojtarit me Brendan Rogersin, trajner me të cilin pati paraqitjet më të larta në kohën kur skocezi drejtonte Liverpoolin.

Gjatë këtij sezoni, Lallana ka luajtur vetëm 13 paraqitje, prejt të cilave ka shënuar një gol dhe një asist./Lajmi.net/