Leicester fillon bisedimet me Interin për transferimin e mesfushorit të tyre

Leicester City po kërkon një mesfushor ofanziv dhe njëri prej emrave më të përmendur është ai i Christian Eriksen.

Sport

23/01/2021 08:57

Trajneri Brendan Rodgers ka thënë se Leicester janë optimist për të nënshkruar një mesfushor, mirëpo ata gjithashtu duhet të përqëndrohen në ata lojtarë të cilët mund t’i paguajnë.

‘Foxes’ raportohet të jenë në bisedime me klubin e Interit për një transferim të mundshëm të danezit Eriksen, transmeton lajmi.net.

Rroga javore e Eriksenit është 300 mijë euro në javë dhe Leicester nuk njihet një klub që financiarisht paguan lojtarët kaq shumë.

“Ne jemi shumë optimist, por duhet të jemi edhe realist në të njejtën kohë”, tha Rodgers në një konferencë shtypi.

“Në këtë afat kalimtar ne do të mundohemi të transferojmë një mesfushor me tipare sulmuese. Ne kemi humbur Dennis Praet, i cili do të jetë jashtë fushave deri në prill”, shtoi ai.

Rodgers thotë se disa lojtarë janë financiarisht të pamundur për t’u transferuar. “Përpara transferimit të ndonjë lojtari duhet shikuar ana financiare, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të marrim lojtarë shumë të mirë ”./Lajmi.net/