Lehtësim i kritereve për riprogramimin e borxheve të grumbulluara

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

Lajme

01/10/2020 14:57

Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga konsumatorët që, të përmbushni obligimin ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Komunikata e plotë:

Masat lehtësuese që ka ndërmarrë menaxhmenti i kompanisë për të ju shmangur procedurave përmbarimore, përfshijnë  sektorin e AMVISERISË dhe BIZNESEVE.

Kategoria e konsumatorëve të amvisërisë (shtëpiak) / Paguaj vetëm 10% të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj ( deri më tash ka qenë 30%)

Bizneset / Paguaj vetëm 20% të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj,( deri më tash ka qenë 50%)

KRU “Prishtina” sh.a., ju njofton se duke filluar nga data 7 tetor 2020 do të filloj përfundimisht me procedimin e konsumatorëve borxhlinjë në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat për ata konsumatorë që nuk kanë vepruar konform masave lehtësuese nga KRU “Prishtina”( kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro). Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.

Janë bërë të gjitha përgatitjet nga zyra ligjore e ndërmarrjes.

Dërgimi i lëndëve fillon brenda 7 ditësh.

Nxitoni!

Keni kohë vetëm 7 ditë të përmbushni obligimin tuaj financiar karshi shërbimeve për ujë e kanalizim.

Faleminderit për pagesa të faturave të ujit! /Lajmi.net/